Ministri, Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla, hetohet nga Policia në cilësinë e dëshmitarit lidhur me vizitën në Dhomën e Përgjimeve, në Telekom

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pranuar se është ftuar nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me vizitën për të cilën, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzonte Sveçlën, asokohe Ministër i Brendshëm, pastaj  Albin Kurtin dhe Haki Abazi ta kenë bërë në Dhomën e Përgjimeve në Telekom. Sveçla pranon se  ka qenë vetëm një vizitë në Telekom me kërkesë të kryeshefes ekzekutive. Ka thënë se aty kishin marrë shqetësimet e saj dhe të drejtorit të Financave për gjendjen në ndërmarrje. “Ditën tjetër kam thirrur drejtorin e përgjithshëm të Policisë, drejtorin e Hetimeve dhe atë të Krimeve Ekonomike dhe kam kërkuar nga policia e Kosovës të merret seriozisht me këto shqetësime e t’i adresojë në rrugë ligjore.

Sot kam qenë në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe kam dhënë deklaratën time lidhur me këtë çështje. Më kanë ftuar në cilësinë e dëshmitarit edhe pse nuk e di si mund të kategorizohet kjo pas akuzës së presidentit, por normalisht kjo vetëm sa shpërfaq se si Prokuroria e Kosovës qenka shumë e vullnetshme të dëgjojë për shpifjet e presidentit e jo të merret realisht me kriminelët dhe krimet në Kosovë”, ka thënë Sveçla për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …