Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: FJALËT PENG TË OVL-UÇK-së

Themelimi i Gjykatës Speciale dhe dhomave të saj të specializuara në Hagë u përcollën me shumë zhurmë në trekëndëshin Kosovë-Bashkësi ndërkombëtare- Serbi+Rusi. Opinioni i brendshëm në Kosovë tashmë është mësuar me refrenin e OVL-së, nga thirrja për të mos iu përgjegjur drejtuar veteranëve që mund të thirren, te kalvari nëpër tunelin e politikës se nuk kemi çka të fshehim e deri te trajtimi i fundit i çështjes “si e mbyllur” pasi gjykatës i ka skaduar afati, për çka këta me të drejtë e quajnë të mbyllur punën e saj.

Ndryshimi me erën e ditoreve që mbase diktohet diku politikës e ka bërë organizatën të humb peshë në besimin qytetar për ato që thotë kur mëton të mbrojë një të drejtë të ligjshme. Kështu ndodhi edhe në ditët që po lëmë pas. Angazhimi i OVL-së në pengimin e njëanshmërisë së asaj gjykate ku shqiptarët dhe UÇK-ja apriori linçohen e pastaj hetohen nëse mund të montohet diçka, jo vetëm se është i drejtë, por është edhe detyrë e secilit e në radhë të parë të vet atyre që e bënë historinë e re të vendit, çlirimin e tij, veteranëve.

Në këtë përçapjen e saj, OVL këtyre ditëve u përfshi në një konspiracion, i cili ia la në duar patatet e nxehta. 4000 dosje të pretenduara të gjykatës speciale përfunduan të kopsitura në një kuti prej letre në korridorin e ambienteve të veteranëve. Diverzion shërbimesh, apo dhuratë e miqve, është heret të konkludohet. Por, se dosjet u shfaqen tashmë janë dëshmitarë opinioni dhe gazetarët e shumtë, së fundmi edhe gjykata speciale e cila rendi me një ditë vonesë t’i merrte ato materiale.

Deri këtu gjithçka u takon institucioneve gjegjëse, dhe ato do ta thonë fjalën e vet: o diskrdituese për gjykatën në veçanti prokurorinë e saj, o nxjerrjen e konkluzionit se shërbimet u përpoqën ta deformonin procesin dhe të filloi kërkimi për dorën e shërbimeve armike, që ia doli të futej deri në palcën e shtetit sikur çmohen të jenë veteranët.

Sidoqoftë, ajo që duhet të na bëjë përshtypje nga tërësia e zhvillimeve është fjala e mbetur rrugës e kreut të veteranëve z.Gucati dhe zëvendësit të tij z.Haradinaj . Nëse gjykata është inegzistente për faktin se asaj i ka mbaruar mandati, sikur me të drejtë janë shprehur drejtuesit e OVL-së, atëherë komunikimi me të pikërisht nga krerët e saj përbën faj që së paku ka fjalën e lënë rrugës.

Pse u pranuan hetuesit e prokurorisë së speciales kur veteranët nuk e njohin gjykatën si tërësi? Këtë bëjnë mirë ta thonë ata që kanë marrë  përsipër t’i përfaqësojnë e drejtojnë veteranët. Nëse ata më shumë se një herë e kanë thënë publikisht dhe janë angazhuar ta imponojnë realitetin e inkopetencës së gjykatës speciale, meqë i ka skaduar mandati: pse i pritën hetuesit e saj dhe pse bashkëpunuan me ta në këtë paskohë mandati? Ushtarakët me karrierë lufte nuk është dashur të bëjnë gabime të tilla. Pozicionet e lëshuara janë kosto për autoritetin e veteranëve.

U tha se ata kishin një urdhër!

Një organ pa mandat nuk mund të ketë një urdhër valid dhe për këtë, një të tilli nuk duhet t’i mundësohet zbatimi i tij!

Tani është mirë të kuptojmë ku jemi të gjithë dhe ta dëgjojmë nga drejtuesit e organizatës: kemi të bëjmë me gjykatë me mandat e mandatë të ligjshme meqë krerët e veteranëve iu shtruan vullnetit të saj, apo me gjykatë të skaduar dhe pa validitet mandate?

OVL bëri gjënë e duhur kur e bëri publike ardhjen e dosjeve pa marrë parasysh burimin e tyre, edhe pse një kuadër ushtarak me përvojë lufte nuk do duhej të pranonte dërgesa pa i protokolluar edhe po ti kishte sjellur eprori te vartësi i tij..Një lëshim i tillë e rrënon autoritetin e mbajtësve të administratës ose të paktën mund të kemi atje të punësuar apo të angazhuar tjerë jashtë të qenit veteran që nuk i njihkan procedurat e protokollimit.

Dekada përpara një gazetar në Angli ia pat dalur të futej në kryeministrinë britanike pa u kontrolluar fare dhe atëherë qe quajtur segmenti i sigurisë i dështuar. Bota mësoi shumë nga ai rast dhe institucionet kudo në botë sot kanë vëmendjen e sigurisë të rritur konsiderueshëm. Në miniaturë veteranëve tonë u ndodhi një përsëritje britaneze ku një X-Person la një pako tejet të rëndë e të madhe në hollin e qendrës së OVL-së, një pako me katërmijë bomba (dosje) dhe një betejë në zhvillim e sipër e cila do prodhoi hamendësime nëpër vite.

Kosova vërtetë është Sui Generis dhe e tillë sikur po duket do mbetet edhe gjatë. Gabimi njeriut ia merr të drejtën e fjalës – na thoshte mësuesi Xhemë. Kjo duhet të ndodhë sot me përfaqësimin e OVL-së pas kërkim faljes që ia kanë borxh kolegëve të vet që i përfaqësojnë!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …