Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar një marrëveshje, përmes së cilës, do të fillohet me inicimin e projektit që ka të bëjë me masat e energjisë efiçiente për pesë objekte shkollore në komunën e Vitisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala. Shkollat përfituese të këtij projekti do të jenë Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, shkolla fillore “Bafti Haxhiu” në Viti, shkolla fillore “Mirali Sejdiu” në Gërmovë, shkolla “Hysen Tërpeza” në Tërpezë dhe shkolla “Ndre Mjedja” në Kabash. Kryetari Haliti ka theksuar se realizimi i këtioj projekti, do të ndikoj dukshëm në mbarëvjatjen e procesit arsimor në këto shkolla, ndërkohë që së bashku me drejtorin e FKEE u dakorduan që të vazhdohet më pas edhe me pesë objekte tjera shkollore të komunës së Vitisë. Përndryshe, këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore, përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …