Fehmi Rama

Fehmi Rama: Qytetarët dhe roli i Administratës shtetërore

Qytetaret e Republikës së Kosovës paguajnë taksa, që pos të tjerash të ken shërbime të shpejta dhe efikase nga institucionet shtetrore.

Kjo pothuajse mund të arrihet nëse në vazhdimësi rriten kapacitetet e administratës shtetrore. Ngritja e kapacitetëve të administratës shtetrore, forcon shtetin ligjor.

Shërbimet e shpejta dhe efikase për qytetar dhe biznese mund të ngriten në nivele të larta nëse në vazhdimesi  kemi dhe inkorporohen njerëz të paanshem, profesionist dhe të përgjegjëshem.

Administrata shtetrore duhet të siguroj shërbime me cilësi të lartë për qytetar dhe biznese, në mënyre transparente, efektive dhe efikase nëpermjet teknogjis moderne dhe shërbimëve inovative. Kësi soji administrata e tillë përkon me standartet e BE-së.

LIGJ PËR ADMINISTRATËN SHTETËRORE DHE SHËRBIMIT CIVIL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Administrata shtetërore veprimtarin e vetë e kryen në bazë të kushtetutës dhe ligjit, si dhe dispozitave të tjera e akteve të përgjithshme.

Autoritetet e larta të administratës shtetrore Qeveria, KM, ZVKM dhe Ministrat medomos duhet të udhëheqen nga njerëz me ide brilante dhe diapazan të gjerë të dijes. Poashtu dhe organet e larta të administratës ZKM dhe Ministritë.

Organet e Administratës Shtetërore i themelon Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me ligjin.

Kurse organet e pavarura të administratës shtetërore ushtrojnë veprimtari me shkallë të lartë të pavarësisë së tyre.

ROLI DHE RËNDËSIA E SHËBIMIT CIVIL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, SIPAS LIGJIT

Sipas ligjeve në fuqi, shërbimi civil në Republiken e Kosoves përbëhet nga nënpunës civil, të paanshëm, profesional, të përgjegjshëm dhe që reflektoin etnicitet dhe barazi gjinore. Parimet themelore të shërbimit civil janë: ligjshmeria, jodiskriminimi, detyrimi për tu përgjigjur kërkesave, efektshmeria dhe efikasiteti, përgjegjsia, paanësia dhe pavarsia profesionale, transparenca, shmangia e konfliktit të interesit, parimi i mundësive të barabarta për komunitete dhe gjini.

Këshilli i Pavarur Mbikqyres për Shërbimin Civil, mbikqyr ligjëshmerin e menaxhimit në shërbimin civil. Ndërsa Instituti i Kosovës për Administrat Publike është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe strategjive të trajnimit, arsimimit dhe zhvillimin e kapacitetëve në Shërbimin Civil.

Klasifikimi i pozitave në Shërbimin Civil përfshihet në katër kategori, si në vijim: niveli lart drejtues, niveli drejtues, profesional dhe tekniko administrativ.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 8 maj fiton Fronti, dhe do ta anëtarësojmë vendin në BE

Kryetari i BDI dhe udhëheqësi i Frontit Europian Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me banorët …