Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj në vizitë Komunës së Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij. Në takim temë kryesore e bisedimit ishte gjendja me Pandemin e Koronavirusit si dhe vlerësimi i kapaciteteve të komunës për të menaxhuar me këtë situate. Në këtë drejtim Kryetari Suma e informoi Ministrin Zemaj për gjendjen aktuale sa i përket situatës me Covid-19, duke theksuar se komuna e Hanit të Elezit deri më tani ka pas gjithsej 30 raste prej të cilëve aktualisht 8 janë raste aktive. Për kryetarin Suma, pavarësisht vështërsive fillestare gjendja është e menaxhuar mirë, furnizimet me pajisje mbrojtëse, dezinfektues e mjete tjera të domosdoshme ka qenë e mirë. Kryetari Suma e njoftoi Ministrin Zemaj edhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori i shëndetësisë në komunën e Hanit të Elezit dhe nga i cili kërkoi përkrahje nga Misistria e Shëndetësisë. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pasi e njoftoi kryetarin Suma për aktivitetet e ministris të cilin ai e drejton, theksoi se vetëm falë një bashkëpunimi të mirë ndërinstitucional do të arrihet të tejkalohet edhe kjo sfidë e rëndë e shëndetësisë. Ministri Zemaj tha se pavarësisht kufizimeve buxhetore është arritur që të sigurohen fonde të mjaftueshme si nga donatorët e ndryshëm ashtu edhe nga Qeveria e Kosovës që të ndihmohen komunat që sa më leht të përballojnë këtë situate. Vizitën në Komunën e Hanit të Elezit Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj e përfundoi me vizitë edhe në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” për të parë për së afërmi kapacitetet e këtij instituciconi shëndetësor të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …