leoni

RKL

RKL: Pranimi i ndërsjellë i Kosovës me Izraelin është thikë me dy tehe për shqiptarët dhe për Shtetin e Kosovës

Pranimi i ndërsjellë i Kosovës me Izraelin është thikë me dy tehe për shqiptarët dhe për Shtetin e Kosovës, sepse qëllimi i njohjes nuk është bërë nga gatishmëria për ta ndihmuar një shtet të ri të dalë nga robëria shekullore, sikur është vendi ynë por  është pajtimi, që ambasada e vendit tonë të postohet në Jerusalem, me qëllim që Kosova të armiqësohet me krejt vendet islame, shumica e të cilave edhe e kanë pranuar dhe e kanë ndihmuar zhvillimin e shtetit të Kosovës. Izraeli do të krenohet se Shtetin hebre e ka pranuar një shtet mysliman dhe ai do ta pranonte edhe çdo shtet tjetër mysliman, i cili do të hiqte dorë nga Palestina.

Izraeli kurrë nuk do ta pranonte Kosovën si Shtet po të mos ishte pranimi i  vendosjes së ambasadës së Kosovës, në Jerusalem.

Ky pranim pa kushte i delegacionit të Kosovës në Uashington, edhe po të kishte pasur alternativë, nuk do të ishte refuzuar, sepse sharlatanët shqiptarë, pretendojnë, që nën flamurin e Amerikës, të bëhen  të fortë në Ballkan,  ashtu si hebrenjtë  në Lindjen e Afërme, që t u hakmerren,  grekëve e sllavëve, njëjtë sikur u ka bërë dhe u bën Izraeli, arabëve e myslimanëve. Ëndrra të tilla shohin mendjet e çakërdisura e të çoroditura, sharlatanët që kanë zbuluar identitetin mitik, palla-pallazgos, shqiptarët trima, të cilët në kohën e luftës ishin futur në fustanet e grave të tyre dhe kishin ikur nga sytë këmbët, në kohën kur Kosova po digjej flakë nga kriminelët serbë dhe kur brenda ditës binin qindra dëshmorë e martirë.

Realiteti për ditë na kujton se jemi të  ndarë në pesë shtete dhe jemi një komb pa perspektivë,  në mesin e fqinjëve, të cilët Evropa ua ka ngopur dhe po ua ngopë orekset me trojet tona, që nga antikiteti e deri më sot.

Ndërsa e keqja edhe më bizare është kur dikush thërret t’ i luftojnë myslimanët, sepse Evropa, Amerika dhe Izraeli po na quajnë myslimanë dhe kjo për ta është aq e padurueshme sa janë në gjendje të bëjnë edhe “harakiri”, meqë mendojnë se fetë  dhe e kaluara mund të zhduken me një “delete”, vetëm sepse ata nuk i durojnë ato.

Në këtë rast le ta dëgjojnë këngën shumë të preferuar të Gjin Donës:

 

Këndoj për Pashkë e për Bajram,

Se një Zot kemi të tanë,

Të krishterë e myslimanë,

Lindën vëllezër e vëllezër janë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …