Kryetari Latifi ka vizituar hapësira të lira komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me arkitektë, kanë vizituar hapësira të lira komunale, që të sigurohet ndërtimi, administrimi dhe mirëmbajtja e terreneve sportive, parqeve rekreative, historike dhe natyrore brenda territorit të komunës së Rahovecit, në zona të frekuentuara nga çdo grupmoshë. Karakteristikat kryesore të këtyre investimeve të planifikuara, në përgjithësi përfshijnë prezencën e këndeve të lojërave për fëmijë, parqe të ndryshme, hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme, atletikë si dhe aktivitete tjera sportive, në varësi të buxhetit të dedikuar dhe burimeve natyrore në dispozicion. Përmes investimeve të tilla, synohet nxitja, promovimi, mbështetja dhe organizimi i aktiviteteve sportive e kulturore, në mënyrë që të fuqizohet mënyra e jetesës aktive nëpërmjet edukimit e sensibilizimit për një jetesë më të shëndetshme.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …