Në Malishevë u hapen të gjitha shkollat

Në Komunën e Malishevës, janë hapur të gjitha shkollat, për klasat parafillorë, klasat e para, të dyta, të treta, të katërta, të pesta, të gjashta dhe klasat e dhjeta. Hapja e shkollave është sipas rekomandimeve nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht IKSHPK, duke zbatuar të gjitha masat anticovid. Në hapjen e disa prej shkollave ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, të cilët në emër të Task Forcës komunale, kanë parë nga afër zbatimin e masave për mbrojtje ndaj covid-19. Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe ju kanë dëshiruar suksese në mësime, e po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, që të zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse dhe parandaluese në raport me pandeminë covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …