Kryetari Latifi vizitoi disa shkolla me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit, Avni Morina dhe nënkryetarin e komunës, Fatmir Iska kanë vizituar disa shkolla të komunës së Rahovecit për të parë nga afër ecurinë e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021. “Task Forca Komunale në nivel të DKA-së është në koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me Task Forcat e Shkollave, për të siguruar kushte sa më të mira për të zhvilluar mësimin në kushte e rrethana pandemie. Si komunë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, siç janë dezinfektimi i shkollave dhe pajisja e tyre me maska, dezinfektues dhe pajisje higjienike. Nga Drejtoria e Arsimit u informuam se procesi mësimor në të gjitha institucionet edukativo arsimore të komunës së Rahovecit ka filluar normalisht, pa probleme dhe në përputhje të plotë me planin e veprimit të Task Forcës Komunale në nivel të DKA-së”,- u shpreh Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …