Në Komunën e Hanit të Elezit fillon viti i ri shkollor

Në Komunën e Hanit të Elezit ka filluar viti i ri shkollor 2020/21, vit shkollor që sigurisht se do të jetë i veçantë pasi që do të zhvillohet në kushte pandemie. Ora e parë e mësimit iu kushtua informimit dhe vetëdijesimit të nxënësve lidhur me pandeminë COVID-19 ashtu siç është rekomanduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Për të parë për së afërmi dhe për ti uruar për fillim të vitit shkollorë, kryetari i Komunës Rufki Suma me bashkëpunëtorë i vizitoi shkollat e komunës. Gjatë vizitës u konstatua se institucionet shkollore të Komunës së Hanit të Elezit kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të vitit shkollorë në rrethana të Pandemisë duke siguruar maskat dhe dezinfektuesi si dhe distancat e nevojshme për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami …