FILLOI VITI SHKOLLOR 2020-2021 NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË JUNIKUT

Edhe në komunën e Junikut ka filluar vitit i ri shkollor 2020-2021 në sh.f.m.u “Edmond Hoxha” dhe gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik, sipas Planit A, duke respektuar manualin e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19. Komuna e Junikut ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjieniko-sanitar dhe organizuar klasat nga personeli arsimor bazuar në masat mbrojtëse respektimin e distancës sociale dhe evitimit të kontaktit fizik sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Komuna e Junikut uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimvitin e ri shkollor duke i lutur personelin arsimor dhe nxënësit të tregojnë kujdesin maksimal në parandalimin a marrjes apo transmetimit të virusit duke respektuar tri masat bazë për parandalim:

  • MBAJTJEN E MASKËS

  • RESPEKTIMIN E DISTANCËS dhe

  • PASTRIMIN E DUARVE VAZHDIMISHT

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …