QKMF në Han të Elezit falënderon të gjithë donatorët për ndihmat e sjellura

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në komunën e Hanit të Elezit, falënderon Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj për vizitën e bërë në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”, dhe duke i pa për së afërmi kapacitetet e këtij institucioni shëndetësor, situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, vështirësitë dhe rreziqet gjatë menaxhimit të pandemisë në komunën e Hanit të Elezit, ministri gjatë kësaj vizite kishte premtua një aparat oskigjeno-koncentrat 9L, ku në të njëjtën kohë  është furnizua me këtë donacion i cili po plotëson nevojat dhe kërkesat për pacientët e sidomos te rastet me Covid-19. Donator tjetër i po të njëjtës ditë ishte edhe Besim Ramadani nga Shkupi, pronar i Kompanisë ,,Ami Plus Store”, i cili dhuron për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Menduh Kaloshi” 20 jastëk, 20 batani, 60 çarçaf, 35 mbulesa për shtretër, 35 mbulesa për jastëk dhe 15 çarçaf për paravan. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit është tejet mirënjohës dhe falënderues për secilin që ndihmon dhe bashkëpunon me personelin shëndetësore në këtë periudhe pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …