Meliza Haradinaj: Me veprimet e fundit në veri të vendit, Serbia e ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës

Haradinaj-Stublla: Vuçiq po i shkel pikat e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar ashpër kryetarit serb, Aleksander Vuçiq, i cili sipas tij, po i shkel pikat e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington. Me anë të një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se Kosova është shumë e shqetësuar me sjelljen destruktive të Vuçiqit.  Ajo ka përmendur një takim të  Vuçiqit me ambasadorin palestinez, të cilin e ka falënderuar për “parimin” për mosnjohjen e Kosovës. Ndryshe, në pikën e 15-të të marrëveshjes së Uashingtonit, thuhet se Serbia pajtohet që të nënshkruajë një moratorium për ndalimin e fushatës së çnjohjeve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …