Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 29 shtator 2020 (e martë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e Buxhetit për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Rregullores Komunale për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Rahovecit Tomor Kotorri;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për caktimin e komisionit ad-hoc për zgjedhjen dhe zëvendësimin e anëtarit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;

– Raporti i Performancës komunale janar- dhjetor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …