Hetuesit pro serbë të Gjykatës Speciale kanë arrestuar edhe nënkryetarin e OVL- UÇK-së, Nasim Haradinaj

Hetuesit pro serbë të Gjykatës Speciale kanë arrestuar edhe nënkryetarin e OVL- UÇK-së, Nasim Haradinaj

Nënkryetari i  OVL- UÇK-së, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e EULEX-it,  pas fjalimit të tij para mediave, i cili ka deklaruar publikisht se tani e tutje  nuk e njohin Gjykatën Speciale Duke folur me zyrtarët policorë, Haradinaj është njoftuar se ka një urdhër arrest ndaj tij. Fillimisht ai ka refuzuar të shkojë në veturën e hetuesve të Speciales, por më pas ka hyrë në veturën e Policisë së Kosovës. “Ne nuk e njohim këtë gjykatë. Kjo çfarë ka ndodhur sot na bën të mendohemi se a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi parlament, edhe pse e dimë çfarë e kemi. A kemi Kushtetutë? A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e gjumit pa trokit, as në zyre nuk bën të hyjë askush pa trokit. EULEX sillet kështu me neve sepse nuk na konsideron njerëz. Specialja nuk është e Kosovës”, kishte thënë ai. Gjatë ditës, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, para se ai të arrestohej.

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …