Bordi i Përkohshëm dhe aksionari vlerësojnë lartë performancën e shkëlqyer të KEK-ut

Me autorizimin e lëshuar nga Blerim Kuqi, Ministër i MEA-së, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit, kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilën shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen. Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të pavarur për pasqyrat financiare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menxhmentit për periudhën e njëjtë. Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të çështjeve të theksuara në raport. Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejkalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të performancës së mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …