Sot në Prishtinë u shënua 35-vjetori i demonstratave të vitit 1981

Organizuar nga komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, sot u shënua përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetori i rënies së dëshmorëve të 2 prillit, të po atij viti. Prej orës 12:00 deri në orën 1300 u vendosen  kurora lulesh në tri lokacione ku kanë rënë dëshmorët: në Sheshin “Skënderbeu”, në Rrugën “Jakov Xoxa”,  në Tophane dhe te Salla “1 Tetori”. Akademia Përkujtimore u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Gjatë fjalës së tyre, Meriman Braha, Naim Zhitia dhe Agim Vinca folën për rolin dhe rëndësinë që kanë luajtur demonstratat e protestat e marsit dhe prillit të vitit 1981 në historinë më të re të Kosovës. Në fund u shfaq një program artistik kushtuar dëshmorëve të vitit 1981.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …