Fatmir Limaj

NISMA mbajti Kuvendin e Parë Zgjedhor të Rinisë

NISMA e Rinisë për Kosovën, ka mbajtur Kuvendin e I-rë Zgjedhor. Hapja e këtij Kuvendi është bërë në prani të lidershipit të NISMA për Kosovën. Para të rinjve, ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi. Ai ka falënderuar gjithë të rinjtë që kanë dhënë kontribut për Nismën. Po ashtu, Krasniqi tha se NISMA për Kosovën dëshiron që të rinjtë e saj të marrin në duar ndryshim e vendit.

Kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, por ndryshimi vjen nga të rinjtë, ndaj i ka inkurajuar ata që të punojnë në këtë drejtim. Ai ka theksuar se Kosova qeveriset nga një regjim që e ka shkelur Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtuar 2000 mijë vende pune, por nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e saj.

“Ju rini nuk keni pranuar të shatazhoheni. S’keni pranuar të mashtroheni. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë moshatarë tuaj pushtetarët i mashtrojnë”, ka thënë kryetari Limaj. Kryetarja e NISMA e Rinisë për Kosovën, Alba Morina, në fjalimin e saj ka falënderuar gjithë të rinjtë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma. Ajo ka bërë thirrje që të NISMA të bashkohen sa më shumë të rinjë nga i gjithë vendi, sepse NISMA ka nevojë për energj të reja. Edhe Arian Krasniqi, një nga themeluesit e NISMA e Rinisë për Kosovën, e ka quajtur qeverinë “të çmendurit politik të pushtetit”, ndërsa ka ripërsëritur se Kosovës i duhen ndryshime, një frymë e re, dhe ajo frymë është NISMA për Kosovën. Kuvendi i I-rë i NISMA e Rinisë për Kosovën, është duke vazhduar me zgjedhjen e delegatëve të Këshillit dhe të Kryesisë së Rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …