leoni

Në Mitrovicë filluan përgatitjet për ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7”

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) në Komunën e Mitrovicës,  e cila është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave të nivelit komunal, vënien e standardeve të kryerjes së punës lidhur me Gatishmërinë Civile dhe Reagimit Emergjent në territorin e vet dhe koordinimin e subjekteve relevante për reagim në Situata Emergjente, varësisht nga karakteri dhe përmasat e fatkeqësisë, në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin fushor, ka mbajtur një prezantim para Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe drejtorët e drejtorive komunale me temën “Pakoja e ushtrimit fushor, Veprimi i Shpejtë 7”.

Referencat kryesore të këtij prezantimi ishin: Ligji për fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera; Ligji për mbrojtje nga zjarri; Plani i reagimit kombëtarë; sistemi i integruar i menaxhimit emergjent; Plani i reagimit emergjent komunal; Rregullorja për mbrojtje nga zjarri dhe  Plani për mbrojtje nga zjarri.

Kryetari i komunës, sipas Sistemit të Komandës së Incidentit  (SKI), është përgjegjës për operacionet e gatishmërisë emergjente. Drejtori i DMSH-së vepron si shef shtabi gjatë emergjencave ndërsa drejtorët e drejtorive janë përgjegjës për funksionet e caktuara sipas detyrës.

Bahtir  Maxhuni, nga DMSH-ja tha se qëllimi i këtij ushtrimi fushor në nivel komunal dhe me përfshirjen e institucioneve si Policia e Kosovës, NJPZSH, Kryqi i Kuq, Shërbimi Mjekësor, si dhe Kombinati Trepça dhe më pas i FSK-së, është testimi i kapaciteteve operative në kontekst të planifikimit, koordinimit dhe ekzekutimit – menaxhimit të UF, me qëllim të reagimit në situata emergjente, duke filluar nga niveli lokal e deri te ai qendror.

Ndërsa, misioni i Komunës së Mitrovicës, si njësi e koordinimit– reagimit, është për të vënë situatën nën kontroll dhe rikthyer rendin publik, për të ju ofruar ndihmë të lënduarve dhe sistemuar përkohësisht të evakuarit; për të normalizuar shërbimet publike, si dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të vendit në nivel lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …