Në Deçan organizohet aksion humanitar për Adisa Cacaj

Adisa Cacaj është një vajzë 11 vjeçare nga komuna e Deçanit dhe është diagnostifikuar me sëmundjen Leokemi Akute. Shuma që kërkohet për shërimin e saj është 200 mije euro, shumë kjo që familja e sajë nuk ka mundësi ti siguroi, andaj familja e saj ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të mundësohet grumbullimi i mjeteve financiare për shërimin e sajë, pasi që gjendja e sajë sa vjen dhe keqësohet më shumë. Për ti dalë në ndihmë kësaj vajze dhe familjes së sajë, në Deçan është organizuar një aksion humanitarë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili i inkurajoj qytetarët që të ndihmojnë me mundësitë që i kanë, që ti mundësohet Adisës shërimi sa më i shpejtë. Me këtë rast Avdi Rrustem Geci, i dhuroi 10.000 euro për shërimin e Adisa Cacaj, të cilin kryetari Ramosaj e falënderoi duke thënë se, ndihet krenarë kur në qytet ke njerëz e familje, si ajo e Rrustem Gecaj nga Lluka e Poshtme. Zoti të dhashtë të mbarën gjithmonë Avdi Geci, të jam mirënjohës në emër të gjithë qytetarëve të Deçanit. Adisa e vogël do të shërohet me ndihmën tonë të përbashkët! Ka thënë me këtë rast kryetari ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …