Brickos

Haradinaj-Stublla: Bashkë me Shqipërinë jemi duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët për shqiptarët në Mal të Zi

Haradinaj-Stublla: Jemi duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët për shqiptarët në Mal të Zi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se janë duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Derisa ka theksuar se ky është zotim i dy shteteve. Haradinaj-Stublla, këtë e bëri të ditur gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me Federaten Pan-Shqiptare “Vatra”, për çka tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave mbarë kombëtare. Ndërsa, kryetari i Shoqatës “VATRA” Elmi Berisha, tha se kjo marrëveshje shërben për bashkërendim të aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …