Komuna e Vitisë dhe organizata IKC kanë shënuar –Ditën e Patates

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural edhe këtë vit ka shënuar “Ditën e Patates” në bashkëpunim me organizatën IKC. Kësaj radhe kjo ditë është shënuar në qytetin e Vitisë, konkretisht tek shtëpizat e drurit, ku edhe shumë kultivues të patates bëjnë shitjen e këtij produkti bujqësorë. Gjatë këtij takimi u bë me dije se me shënimin e kësaj dite synohet të promovohen kultivuesit e patates të kësaj komune, në veçanti të fshatit Debelldeh të cilët janë kultivues të njohur të patates cilësore. Lidhur me rëndësinë e shënimit të kësaj dite kanë folur zv. Kryetar i Komunës së Vitisë, , Hasan Aliu, Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti si dhe përfaqësuesi i organizatën IKC, Ekrem Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …