Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Në Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës përfshihet version i ri i betimit të ushtarëve të UÇK-së

Në Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së është futur një version i ri i betimit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga opozita po konsiderojnë se kjo është përpjekje për riprojektim të historisë. Synimi i tyre në luftë ishte bashkimi i trojeve shqiptare. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë dëshirë e thanë me gojën e tyre edhe kur dhanë betimin. E tash kur po synohet të miratohet Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së në të është përfshirë edhe një version i betimit, ndryshe nga origjinali. Nga Partia Demokratike që iniciuan këtë ligj tregojnë se ku qëndron dallimi. Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, thotë se po tentohet të bëhet ridizajnim i të kaluarës dhe historisë. Ky projektligj nuk u miratua as për të shtetën herë, në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …