U nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Rexhep Mazreku, ka nënshkruar marrëveshjet për subvencionimin e organizatave joqeveritare kulturore, rinore dhe sportive, bazuar në thirrjen 01-428 për përkrahje financiare të OJQ-ve për projektet e tyre. Drejtori Mazreku, i ka uruar të gjitha organizatat përfituese në sferën e kulturë, rinisë dhe sportit, dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës, do të vazhdoj të mbështes në vazhdimësi këtë sektor, përmes subvencionimit dhe përkrahjes tjetër, me qëllim të rritjes së aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, pasi ky është prioritet i qeverisë Begaj”. Bazuar në shpalljen publike dhe në të dhënat e publikuara nga drejtoria, janë subvencionuar 16 organizata të ndryshme sportive, kulturore dhe rinore, ndërsa shuma e përgjithshme e këtij subvencionimi nga Komuna e Malishevës, është 50 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …