Kryetari Vehapi priti në takim kryeshefin ekzekutiv të AME-së Fadil Kodra

Gjatë ditës së martë, kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi, ka pritur në  takim z. Fadil Kodra, kryeshef ekzekutiv nga  Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, në takim prezent ishte edhe z.Bislim Morina, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në takim u bisedua për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve njësia në Rahovec.

Fadil Kodra, kryeshef ekzekutiv i AME-së e njoftoi kryetarin në lidhje me realizimin e projektit i cili ka të bëjë me ndërtimin e objektit të zjarrfikëseve, po ashtu gjatë takimit nga ana e zyrtarëve të AME-së u prezantua edhe plani ideor i këtij objekti.

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, fillimisht e falënderoi kryeshefin e AME-së dhe zyrtarët tjerë për zgjedhjen e Komunës së Rahovecit për ndërtimin e Objektit të zjarrfikësve njësia në Rahovec pasi që vërtetë kjo njësi ka pasur nevojë që ndërtimin e një objekt të ri.

Për ndërtimin e këtij objekti, Komuna e Rahovecit ka ndarë parcelën dhe ky objekt do të ndërtohet në dalje të qytetit të Rahovecit në rrugën Rahovec-Malishevë. Ndërtimi i këtij objekti, është paraparë që të përfundoj gjatë vitit 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj në kuadër të “Javës së Diasporës”“ organizon të hënën pritje të veçantë për bashkëatdhetarët tanë

Komuna e Deçanit mirëpret diasporën, me zemër të hapur dhe ju fton të bëheni pjesë …