Kryetari Latifi, ka pritur në vizitë zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në vizitë zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, bashkë me stafin e tij. Në këtë takim është diskutua mbi nevojat e komunës së Rahovecit dhe vështirësitë me të cilat po përballe komuna. Kryetari Latifi ka kërkuar mbështetje financiare në mbështetjen e projekteve të cilat kanë pësuar ngecje si pasojë e shkurtimeve buxhetore si dhe për projektet e reja në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryetari Latifi bashkë me zëvendëskryeministrin, vizituan edhe vendin ku po ndërtohet objekti i QKMF-së në Rahovec, projektin e rregullimit të shtratit të përroit në Opterushë dhe objektin e ri të shkollës fillore që po ndërtohet në fshatin Hoçë e Vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …