Komuna e Hanit të Elezit me më së paku shpenzime nga vendimet e gjykatave

Lëvizja FOL, me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES),ka monitoruar pagesat e ekzekutuara nga Komunat e Republikës së Kosovës si rezultat i vendimeve të gjykatave. Shpenzimet e larta të komunave si rezultat i detyrimeve që rrjedhin nga këto vendime vazhdojnë të jenë tejet shqetësuese edhe gjatë vitit 2020, përkundër rrethanave të krijuara nga përhapja e pandemisë COVID-19 gjatë kësaj periudhe. Gjatë periudhës janar–gusht 2020, Komunat e Republikës së Kosovës për vendime të gjykatave kanë shpenzuar shumën 2,902,259.81 euro, apo 8,47 % të buxhetit fillestar të paraparë për të gjitha Komunat e Kosovës, që për vitin 2020 ishte vlerësuar 34,246,769.00 euro. Në këtë shumë përfshihen edhe shpenzimet e bëra nga të hyrat vetanake. Sipas raportit të publikuar, Komunat të cilat kanë shpenzuar më së shumti për vendime të gjykatave gjatë kësaj periudhe janë: Komuna e Prishtinës (1,038,182.43 euro), Komuna e Mitrovicës së Jugut (242,932.60 euro), Komuna e Ferizajt (230,139.74 euro), Komuna e Fushë Kosovës (206,803.64 euro) dhe Komuna e Skenderajt (204,717.75 euro). Ndërkaq komunat me më së paku shpenzime për vendime te gjykatave gjatë kësaj periudhe janë: Komuna e Graçanicës (588.8 euro), Komuna e Zveçanit (629.9 euro), Komuna e Kllokotit (791.74 euro), Komuna e Dragashit (3,575.55 euro), si dhe Komuna e Hanit të Elezit (4,124.30 euro).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …