Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Tetor

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për Muajin Tetor.

Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Informatë mbi sigurinë ne komunën e Hanit te Elezit.

  3. Informatë për Pandeminë Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit

  4. Të ndryshme.

Në takimin të cilin e kryesoi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar lidhur me gjendje e siguris raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës. Sipas Toger Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit, edhe muaji Tetor ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë rast të veçantë të cenimit të sigurisë publike. Ai tha se gjatë muajit janë raportuar 8 raste për të cilat do të zhvillohen procedurat e rregullta ligjore. Ai tha se për Policinë e Kosovës mbetet si plan operativ angazhimi i saj në zbatimin e ligjit për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Edhe Kapiten Bedri Berisha, nga Policia Kufitare-Vija e Gjelbërt raportoi për gjendje të qetë dhe stabile në vijën kufitare. Kapiten Berisha tha se gjendja e krijuar nga pandemia ka kufizuar lëvizjet në dy anët e kufirit por se mbetet që pjesëtarët e Policisë përveç detyrave të rregullta të kujdesen edhe për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Ndërsa lidhur me gjendjen me Pandeminë e Covid-19 në Komunën e Hanit të Elezit anëtarët e KKSB-së i njoftoi kryetari i komunës Rufki Suma. Sipas kryetarit Suma që nga fillimi i pandemisë në komunën e Hanit të Elezit janë regjistruar 36 raste, Vetëm gjatë muajit tetor kishin 4 raste aktive, ndërsa aktualisht është vetëm një rast aktiv. Kryetari Suma tha se aktualisht gjendja konsiderohet nën menaxhim, mirëpo numri i shtuar i rasteve në mbarë vendin kushtëzon që të jemi në vazhdimësi aktiv dhe të kërkojmë nga qytetarët dhe subjektet afariste që të zbatojnë të gjitha masat e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Ne këtë takim u trajtuan edhe çështje te tjera që ndërlidhën me sigurinë ne vend siç janë lufta kundër përdoruesve te drogës dhe përdorimi i mjeteve piroteknike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …