Kryetari Latifi, të dielën gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, të dielën gjatë ditës bashkë me drejtorin e bujqësisë dhe bashkëqytetarë ka qëndruar për vizitë në Krushë të Madhe, ku shfrytëzoi rastin të shoh nga afër arat e fermerit Muharrem Hoti. Muharremi është një perimtarë i dalluar i cili mbjell të gjitha kulturat perimtare, e, sot, bashkë pamë se si bëhet mbjellja vjeshtore për kulturën e qepës me qepujka (arpagjik). Sektori i bujqësisë karakterizohet me punë të njëpasnjëshme të cilat nuk përfundojnë asnjëherë, ku ende pa përfunduar mbledhja e bereqetit për këtë vit, fillon mbjellja për vitin e ardhshëm. Andaj, fermerëve tanë të vyeshëm ju uroj punë të palodhshme dhe një sezon me bereqet! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …