Pas testimit pozitiv të 5 mësimdhënësve me SARS-COV2, SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit” në Deçan kalon në mësim online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas rasteve të shtuara me Covid 19, ka mbajtur takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës, ku dhe ka njoftuar se do të vazhdojnë me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve. Me këtë rast duke pasur parasysh rekomandimet, hulumtimet dhe mbikëqyrjen aktive të situatës epidemiologjike që bënë IKSHPK dha pas Testimit të disa mësimdhënësve në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit ku pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, IKSHPK ka rekomanduar që në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në komunë e Deçanit, mësimi të kaloj nga skenari ,,A” në skenarin ,,C” me mësim Online, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19”. SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Komunën e Deçanit ka rreth 970 nxënës dhe 74 mësimdhënës dhe staf teknik administrativë.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …