UCK

Qeveria nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve…

Qeveria e Kosovës ka refuzuar  miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve te tyre. Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj një propozim të tillë e ka arsyetuar me gjendjen aktuale në vend shkaku i pandemisë derisa ka përmendur edhe mangësitë e projektligjit. Sipas Selmanajt, nuk është paraparë koha prej kur njihet ky status e as nuk është identifikuar se nga ku mund të alokohen mjetet e nevojshme. Dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar kundër mendimit të Qeverisë për mosmiratimin e këtij projektligji.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së prek edhe rolin e SHBA-së

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit amerikan Christopher Hill në …