KFOR-i Italian Donacion për QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit

Pjesëtarë të KFOR-it Italian që janë në shërbim në kuadër të forcave të NATO-s në Kosovë, dhuruan një kontingjent të ndihmave në pajisje për nevoja të QKMF në komunën e Hanit të Elezit “Dr.Menduh Kaloshi”.

Këto pajisje mjekësore janë shumë të mirëseardhura në kohën kur kapacitetet e QKMF-së “Dr.Menduh Kaloshi” janë në vazhdimësi të kufizuara dhe të ngarkuar për shkak të situatës së rënduar nga pandemia e Korona virusit.

Ata dhuruan:

  1. Defibrilitor copë 1

  2. Aspirator copë 1

  3. Monitor copë 1

  4. Nebulizator cop 2

  5. Oksigjenokoncetrat copë 3

  6. Oftalmoskop copë 3

  7. Otoskop copë 3

  8. Tensiometër copë 1

  9. Pirun Akustik copë 1

  10. Spekulum për hundë për fëmijë copë 1

  11. Spekulum për hundë për të rritur copë 1

  12. Peshore për fëmijë copë 1

  13. Peshore për të rritur copë 1.

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i ka falënderuar donatorët në emrin e tij personal dhe të banorëve të komunës, OF-1 Davide COTTONE CIMIC Chief Regional command – West i Kforit.

Në emër të komunës pajisjet i pranoi Medina Imishti, Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …