Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Zëvendës-kryeministri Driton Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme për Saranda Bogujevcin. Të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndjeshme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij. Selmanaj tha se për fatin e keq Lëvizja Vetëvendosje po e përdor këtë për fushatë zgjedhore.  Ajo po i keqpërdor për fushatë zgjedhore dhe disa eksponentë të PDK-së, e pashë filozofinm Blerim Latifi. Ose nuk e kanë parë emisionin ose e keqpërdorin në maksimum. “Unë kam folur vetëm këtë, ky popull është lodhë nga përdorimi politik për poena politikë, për temat e ndjeshme kombëtare që i ka ky vend. Nuk duhet të përdoren rastet ngjarjet historike të rënda të ndjeshme dhe si të tilla ato meritojnë të trajtohen seriozisht meritojnë të trajtohen dinjitetshëm, por jo për të bërë garë politike jo për të etiketuar kundërshtarët politikë, mbi këto tema është turp të ndërtohet kauzë politike nga dikush”, tha Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …