Taulant Balla

Taulant Balla: Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UÇK-së

Deputeti socialist, në Shqipëri, Taulant Balla thotë se kryetari i PD-së Lulzim Basha  ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UÇK-së. Ne më  25 prill kemi zgjedhje dhe kandidat janë Rama nga PS ndërsa nga opozita janë Basha, Meta, Monika si ta ndajnë ata. Dhe dihet që Basha në vitin ka punuar si përfaqësues i marrjes së deponimeve dhe në këtë moment një nga dëshmitarët i ka dorëzuar një dëshmi. Nëse unë do isha Basha, do thoja po kam qenë, kam marrë në pyetje në Kukës 700 shqiptarë pastaj me ngritjen e UNMIK bërë këto gjëra. Basha është një person që ka kontribuar në hartimin e dosjeve të paqena kundër krerëve të UÇK, në mënyrë antishqiptare ka kontribuar në këtë histori paqenë. Ndërmjet Bellanicës dhe Bashës, besoj Bellanicën. Basha duhet të shprehet për këto. Basha për çështjen e Bellanicës gënjen , dhe është përplasur dhe nëpër zyra dhe se ka pritu njeri. Në Kosovë e dinë të gjithë se Basha ka qenë pjesë e organeve represive te UMNIK”, tha Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …