Shumica e shteteve të botës kanë uruar Shqipërinë për 28 nëntor, në mesin e tyre edhe NATO-ja

Mike Pompeo: Uroj mirëqenie dhe shëndet për popullin shqiptar, do punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo është  shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Pompeo dëshiron shëndet për popullin shqiptar, ndërsa mundohen të kapërcejnë sfidat me të cilat na përballi pandemia. “Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Uroj mirëqenie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia,  ka shkruar Majk Pompeo.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …