Sot është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Prizren

Sot është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Prizren

Për nder të festës së 28 Nëntorit është zbuluar shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në qendrën e madhe tregtare “Abi Çarshia” në Prizren. Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, humanisti Halil Kastrati, kampioni i botës në boks Haxhi Krasniqi dhe personalitete të tjera nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë. Bekim Jashari tha me këtë rast  se duhet ta duan njëri – tjetrin që të ecën vendi përpara. “Urime festa e flamurit, dalja e UÇK-së! Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ata që dhanë kontribut për ndërtimin e  kësaj shtatore. Financimin e kësaj shtatore e ka mundësuar familja Fusha, nga Prizreni.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …