Jusuf Azemi

Azemi: Greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë deri të marrin garanci nga Qeveria për realizimin e shtesave

Mos realizimi i kërkesave për pagesat shtesë nga qeveria, sot rreth 2 mijë punëtorë teknikë në spitalet e Kosovës janë futur në grevë. Me nismën e kësaj greve, paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi janë takuar me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi. Ai pas takimit para mediave tha se gjatë ditës së sotme eventualisht deri nesër pritet që të dihet nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojnë këta punëtorë. Azemi tha se greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë deri në momentin kur marrin garancion se do t’i marrin shtesat. Ai ka bërë të ditur se në të gjitha qendrat spitalore janë në grevë, përveç QKUK-së, për çka tha se kanë informacione se kanë pasur presion nga pronari se do t’i largojë nga puna.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …