Hardh Fest, NJËZET!

Hardh Fest, NJËZET!

Hardh Fest, NJËZET! mbahet me 3, 4 dhe 5 shtator 2021, n’Konak të Rahovecit

Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar është shënuar simbolikisht me shumë aktivitete online për shkak të vitit pandemik, duke e pasur prioritet shëndetin e visitorëve të festivalit tonë dhe vazhdon me sloganin “Shnosh si kokrra”.

Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me një maratone festive gjatë tërë vitit si dhe me përditesim të aktiviteteve atraktive dhe unike, duke festuar vitin jubilar të 20-të, këtu nis historia e re e Hardh Fest.

Festivali mbahet me 3, 4 dhe 5 shtator 2021, n’Konak të Rahovecit, bindshëm lokacioni më i madh dhe më modern i festivaleve në Kosovë.

Hardh Fest tashmë tradicional në 20 vjetorin, vjen me një festë të madhe duke miksuar  eksperiencat  turistike me pamje nga vreshta, verë të kuqe, rreth kazanit dhe raki rrushi deri te Hardh Campi, një festival origjinal që tashmë është i njohur ne gjithë botën.

“Shnosh si kokrra” për Hardh Fest njëzet!

Rahovec, 14 dhjetor 2020

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …