Pfizer vaksina

Bota rrezikon një “katastrofë morale” nëse vaksinimi kundër virusit korona shtyhet në Afrikë dhe në vendet e varfëra

Bota rrezikon një “katastrofë morale” nëse vaksinimi kundër COVID-19 shtyhet në Afrikë derisa rajonet më të pasura në botë  të vaksinojnë tërë popullsitë e tyre, paralajmëroi drejtori i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong. Ai shpreson që fushatat e mëdha të vaksinimit në Afrikë do të fillojnë në m muajin prill, raporton Hina, duke cituar agjencinë Reuters. “Kjo është shumë larg duke qenë se ky virus transmetohet shumë shpejt”, tha ai, duke paralajmëruar që vala e dytë e sëmundjes në Afrikë ishte “kthyer e etur për hakmarrje”. Numri i infeksioneve të reja u rrit me gati 19 për qind javën e kaluar dhe numri i vdekjeve me 26 për qind. ‘Ne nuk duhet të kemi një krizë morale’ Afrika ka raportuar deri më tani 2.7 milion infeksione dhe 64,000 vdekje.Afrika e Jugut, ku është zbuluar një variant i ri i virusit, ka konfirmuar 82,000 të infektuar në shtatë ditët e fundit, tha ai. Disponueshmëria dhe financimi i vaksinave globale janë pengesa kryesore për fillimin e vaksinimit në Afrikë, tha Nkengasong. Ai paralajmëroi se kombet e pasura kanë blerë më shumë vaksina sesa duhen.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …