Edhe përkundër situatës së krijuar gjatë këtij viti nga pandemia COVID 19, Komuna e Rahovecit i ka tejkaluar planet dhe parashikimet vjetore të inkasimit të të hyrave deri me datën 30.12.2020 me 14,25 %

Edhe përkundër situatës së krijuar gjatë këtij viti nga pandemia COVID 19, Komuna e Rahovecit i ka tejkaluar planet dhe parashikimet vjetore të inkasimit të të hyrave deri me datën 30.12.2020 në shumë prej 1,321,725,91 me tejkalim të planit vjetor prej 164,884,91 euro, apo e shprehur në përqindje 14,25 %, gjithashtu kemi rritje të të hyrave në raport me vitin 2019 në shumë prej 13,207,54 euro, por duke mos i llogaritur të hyrat nga gjobat e gjykatave dhe gjobat e trafikut për Tremujorin e fundit(Tetor-Dhjetor)2020 të cilat pritet të ndodhin.

Ndërsa realizimi i Buxhetit për vitin 2020 është 98%, sipas kësaj janë plotësuar të gjitha kritere dhe standardet për kualifikimin e pasqyrave financiare për thithjen e donacioneve nga donatorët e brendshëm dhe jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …