leoni

Armend Zemaj

Zemaj: Kosova ka siguruar një milion e 220 mijë vaksina antiCOVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se shteti ynë ka arritur t’i siguroj 1 milion e 220 mijë vaksina antiCOVID. “Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit  jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore. Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend” ka shkruar mes tjerash në adresën e tij elektronike, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …