Sulmet në Afganistan

Të paktën 12 civilë të një familjeje afgane janë vrarë në sulmet ajrore të forcave të sigurisë mbi bazat e Talibanëve

Të paktën 12 civilë  të një familjeje  janë vrarë në sulmet ajrore të forcat afgane të sigurisë mbi bazat  e Talibanëve në provincën perëndimore, Nemruz. Kryetari i Asamblesë së Nemruzit,  Baz Muhamed Nasir tha se forca ajrore afgane kreu sulme ndaj pozicioneve të lëvizjes Talibane në rajonin e Manzarit pranë Hashrudt, raporton Anatolia. i tha se një bombë ra në shtëpinë e familjes dhe se me atë rast u vranë 12 civilë dhe dy të tjerë u plagosën.  Sulmet në Afganistan nuk ndalen edhe pas fillimit të bisedimeve të paqes që delegacionet e kryengritësve talebanë dhe qeveria afgane filluan në mes të shtatorit të vitit të kaluar në Doha të  Katarit.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …