Pronari i një hoteli në Tiranë, Fatos Dusha, u arrestua sepse u doli në ndihmë 50 emigrantëve sirianë(!)

Pronari i një hoteli në Tiranë, Fatos Dusha, u arrestua sepse u doli në ndihmë 50 emigrantëve sirianë(!)

Fatos Dusha, pronari i një hoteli në Tiranë u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se strehoi 50 sirianët e kapur në Vlorë, të cilët synonin të kalonin në Itali. 9 klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të tij. 63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestinët e evakuuar në Vlorë. Ai do të hetohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim. Kujtojmë se më 8 janar një gomone me 50 klandestinë sirianë  po tentonin të ikin drejt Italisë. Evakuimi i shtetasve të huaj,  mes tyre gra edhe fëmijë u kryhet në kushte shumë të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë për shkak të motit të keq. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …