Haki Demolli

Haki Demolli: LDK-ja në zgjedhjet e përgjithshme duhet të shkojë e vetme, pa bërë koalicion me parti të tjera

Ish-ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, ka njoftuar se nuk është i interesuar që të jetë pjesë e listës zgjedhore. Ai  ka radhitur  disa arsye se pse LDK në zgjedhjet e përgjithshme duhet të shkojë e vetme në zgjedhje, pa bërë koalicion me parti të tjera. Fatkeqësisht, ne si LDK këtë përvojë jo të mirë e kemi përjetuar në zgjedhjet e vitit 2017, kur nga votuesit e LDK-së, me të madhe janë votuar kandidatët e Alternativës dhe të AKR-së, siç ishte rasti me Mimoza Kusarin, Behxhet Pacollin, Ilir Dedajn, Korab Sejdiun e madje edhe me Labinot Tahirin, që fituan me nga 10-15 mijë vota, e që përndryshe sikurse mos të ishin në listën e LDK-së, vështirë se do të merrnin numër kaq të madh të votave”, është shprehur Demolli. “Nëse futen 10-15 kandidatë të partive të tjera në listën e LDK-së, atëherë jashtë kësaj liste do të mbesin 10-15 anëtarë të devotshëm të LDK-së, e një gjë e tillë nuk është e ‘shëndetshme’ për LDK-në, sidomos në kohën e zhvillimeve jo të kënaqshme, kur ish deputetë, asamblistë komunal, aktivistë të degëve dhe nëndegëve të saj po pozicionohen në anën e të ‘pakënaqurve’ të LDK-së”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …