Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, të cilët i ka siguruar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Haradinaj  ka shkruar se të rinjtë e AAK-së  do të jenë vlerë e shtuar e listës zgjedhore të kësaj partie. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë.  Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.  Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …