Limaj

Fatmir Limaj: Nisma nuk ka vënë vija të kuqe me asnjë parti politike

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Nisma nuk ka  vënë vija të kuqe me asnjë parti politike. Ajo çka neve na bashkon është vizioni, programi objektiv për ta ndryshuar gjendjen. Kushdo që është rreth kësaj, te ne mund të gjejë një bashkëpunëtor. Duke folur për  mospajtimet që çuan deri të kjo çarja e Opozitës, Limaj  nuk i konsideron si mospajtime. Siç e dini, partitë opozitare janë bashkuar për dy çështje thelbësore; çështjen e marrëveshjes së Brukselit dhe demarkacionit. Dhe, jemi zotuar dhe do të bashkëveprojmë dhe bashkërendojmë veprimet në parlament dhe jashtë parlamentit, me qëllim të ndalimit të këtyre marrëveshjeve. Ne kemi qëndruar bashkë në veprimet dhe angazhimet tona opozitare kundër këtyre dy marrëveshjeve deri më tani dhe unë besoj se vazhdojmë të qëndrojmë bashkë kundër këtyre dy marrëveshjeve ende.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …