Ramush Haradinaj

Haradinaj: Jemi bashkë kundër marrëveshjeve që çuan në krizën politike, por, rrugët tona janë të ndara në proceset e tjera

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se partitë opozitare mund të vazhdojnë të bashkërendohen në kundërshtimin e marrëveshjeve që çuan në krizën politike, por, rrugët e tyre janë të ndara në të gjitha proceset tjera. Haradinaj tha se përdorimi i dhunës nuk është në vullnetin e forcave politike, ndërsa u shpreh i bindur se zhvillimet e deritashme nuk i kanë dëmtuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Kundërshtimi ynë për disa tema ka ndodhur në bazë të temave, ka filluar shumë herët dhe ka evoluuar me kundërshtimin kundër versionit të bashkësisë së komunave serbe, çfarë ka ardhur dhe versionit të tashëm të shënimit të kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, në etapat tjera se si mendojmë të jemi së bashku, nuk kemi arritur ndonjë dakordim.  Ndoshta ajo që është shpresuar se do të ndodhë një listë e përbashkët, një opsion i përbashkët qeverisës, tash është shumë më larg se sa që është shpresuar. Por, prapë se prapë ne në bazë të detyrës jemi opozitë dhe do të koordinojmë si opozitë për me kundërshtue një gjendje jo të mirë në vend dhe marrëveshjet që janë gjetur të gabuara.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …