Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde: Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë. Ai ka thënë se pret nga institucionet e Kosovës që të organizojnë zgjedhje kredibile dhe transparente në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Duke folur edhe certifikimin e kandidatëve për deputetë, ai ka saktësuar se procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë edhe mundësi ankese”, ka shkruar ambasadori Rohde. Ai kërkoi nga  të gjitha palët  ta respektojnë trajtimin e barabartë dhe rregullat e udhëzimet përkatëse, të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka shkruar, ambasadori,  Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …