Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me kujdes rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me kujdes rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Programi i Qeverisë së Kosovës me FMN-në, që ka filluar vitin e kaluar, i ka sjellë Kosovës stabilitet ekonomik dhe financiar. “Rritja ekonomike është me trend rritës. Vitin 2015 u mbyll me 3.6 për qind rritje ekonomike. Investimet e jashtme u trefishuan, kreditë u rriten ndjeshëm dhe kishte rënie të kredive te këqija. Numri i bizneseve dhe punësimi u rriten. Programi me FMN-në ka kontribuar në rritjen e konfidencës së bizneseve dhe investitorëve të jashtëm në ekonominë vendore. Në veçanti u rrit gatishmëria e bankave zhvillimore për të financuar projekte zhvillimore të Qeverisë së Kosovës. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me ketë program dhe do të trajtojmë më shumë kujdes rekomandimet e FMN-së”, ka shkruar ministri, Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …