Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot kanë paraqitur fjalët përfundimtare deputetët e Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për sulm fizik ndaj kolegut të tyre nga PDK-ja, Bekim Haxhiu. Visar Ymeri ka deklaruar me këtë rast se prokurorja ka shprehur ndjeshmëri përball profilit publik të Haxhiut. Ai duke e quajtur Haxhiun agjent të SHIK-ut, tha se ai është veshur me përgjegjësi për të përvuajtur kundërshtarët politikë duke përdorur mashtrime, trillime, akuza të rrejshme, dëshmi po ashtu të rrejshme. Ymeri shtoi ky proces është i bazuar në trillime të Haxhiut, të cilat kanë ndikuar edhe te prokurorja e rastit, e cila sipas tij, gjatë këtij procesi ka treguar ndjeshmëri karshi profilit publik të Haxhiut, por e verbër karshi provave.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …